Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

U ndëshkua me të verdhë ‘qëllimshëm’ për të munguar në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” dhe për të qenë i gatshëm për çerekfinale.
Kjo i ka kushtuar kapitenit të Los Blancos, Sergio Ramos. Ai është suspenduar nga UEFA me dy ndeshje, çka do të thotë se do të mungojë në takimin e parë në çerekfinale, gjithmonë nëse Reali arrin ta eliminojë Ajaxin.
Epo kjo nuk është aspak e sigurt sipas mesfushorit të ri të Barcelonës, Frenkie De Jong.
Ai mendon se Ramos mund të pendohet që e llogariti fitoren 1-2 në Holandë si punë të kryer dhe u ndëshkua me të verdhë.
De Jong, që në janar u ble nga Barça për 90 milionë euro dhe do të qëndrojë te Ajaxi deri në fund të sezonit, tha “ndoshta Ramosi do të pendohet për atë që bëri”, duke e paralajmëruar Realin se asgjë s’ka përfunduar.
Sipas tij, “Real Madridi është favorit” për të kaluar në rundin tjetër, por në futboll asgjë nuk dihet. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE