Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Qendra Lis Shoshi dhe plejmejkeri amerikan Malcolm Armstead ishin mungesat e vetme në ditën e parë të grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës në prag të duelit me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Të hënën mbrëma Kosova nisi përgatitjet, kurse optimizmi ishte i madh brenda ekipit për ndeshjen që luhet të dielën (24 shkurt) në Prishtinë në kuadër të Grupit B, shkruan Koha Ditore.
Shoshi e Armstead nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e parë për shkak të vonesës së fluturimeve, por do të jenë të gatshëm për stërvitjen e dytë, që mbahet të martën (sot) paradite. Armstead do të debutojë me Kosovën kundër Rumanisë, pasi në dy ndeshjet e mëparshme nuk mundi për shkak të lëndimit.
Armsteadi është amerikani i katërt i natyralizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) pas Justin Doellmanit, Scott Bamforthit e Shawn Jonesit. Përfaqësuesja e Kosovës është e fundit në grup me tri pikë pas tri humbjeve që i ka regjistruar, dy ndaj Maqedonisë që i prinë grupit dhe një ndaj Rumanisë. I pari i grupit siguron një vend direkt për kualifikimet e “Eurobasket 2021”, derisa dy të tjerat do të kenë raundin shtesë të parakualifikimeve që zhvillohet në muajin gusht (3-21). Pas duelit me Rumaninë, Kosova do t’i mësojë dy kundërshtarët e tjerë për këtë fazë…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE