Liverpool duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet, nëse do të përfundojë sezonin në krye të renditjes së Premier League, thotë portieri Alisson.Skuadra e Jurgen Klopp u ndal në barazimin 1-1 në West Ham, duke iu dhënë mundësinë “qytetarëve” të afrohen.Trajneri gjerman ishte i mërzitur nga vendimet arbitrale, teksa i është kërkuar nga FA të shpjegojë komentet e tij në media.
Portieri Alisson tha se Liverpool duhet ta “rizbulojë” fokusin e vet, pas mungesës së fitoreve në dy ndeshjet e fundit, çka e ka nxjerrë kreun në “ankand”.“Duhet të jemi të përgatitur për të luftuar kundër çdo gjëje, – tha braziliani. – T’i sfidojmë të gjitha rrethanat negative që dalin në rrugën tonë.Unë besoj se skuadra është në rrugën e duhur, por tani nuk kemi shumë vend për hezitim e hapa falsë. Nëse duam të jemi kampionë, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Kemi pasur vështirësi në lojë, edhe disa momente pasigurie në ndeshjet e fundit, por nuk duhet ta humbim besimin”./Telesport/