Me transferimin e Lucas Hernandez te Bayern Munich nga Atletico Madrid për 80 milionë euro, ka pësuar ndryshime formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit.
23 vjeçari francez ka arritur të bëhet mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë që ka pasur sporti më i dashur në botë.
Në formacionin më të shtrenjtë të futbollit, i cili kalon shumën një miliardë euro, nuk ka vend për Lionel Messi, që te Barcelona është transferuar si një djalë i ri.
Kylian Mbappe, Neymar dhe Cristiano Ronaldo udhëheqin sulmin më të shtrenjtë në futboll, për t’u pasuar nga James, De Jong, Pogba dhe Coutinho.
Laporte, Van Dijk dhe Hernandez janë në mbrojtje, ndërsa në portë është portieri i Chelsea, Kepa./Lajmi.net/