Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Fusha stërvitore e Wisla Krakowit në fshatin Myslencie, 40 minuta në jug të qytetit të dytë më të madh në Poloni, Krakow, ishte e ngrirë muajin e kaluar, ndërsa disa qindra tifozë arritën të kalonin nëpër borë për të përshëndetur Jakub Blaszczykowskin.

Blaszczykowski, një mesfushor 33-vjeçar, ka luajtur në disa prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit, përfshirë në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 2013 si pjesë e Borussia Dortmundit, në dy kampionate evropiane dhe në një Botëror me Përfaqësuesen e Polonisë. Por në këtë pasdite, Blaszczykowski ishte shumë larg nga ato momente, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ishte pranë që të luante ndeshjen e tij të parë miqësore që kur iu bashkua Wisla Krakowit, një prej skuadrave më të dekoruara të Polonisë. Wisla është skuadra ku Blaszczykowski bëri emër dhe së cilës i kishte dhënë premtimin se një ditë do të kthehej pasi që firmosi me Dortmundin në vitin 2007.
Ai nuk po kthehet te Wisla për të bërë pensionimin më të lehtë, apo për një pagesë të fundit. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Blaszczykowski, që njihet me nofkën Kuba, është kthyer në vendlindje me një marrëveshje të pazakontë ku është pajtuar të mos marrë fare para për të luajtur dhe iu bashkua dy investuesve polakë për të huazuar 350 mijë dollarë te klubi për të mbuluar rrogat e papaguara të bashkëlojtarëve të tij të rinj.
Wisla Krakowi kur u kthye ishte në gjendje të rëndë dhe historia e saj është ndyrë pas një serie të ngjarjeve katastrofave, përfshirë marrjen në pronë nga huliganët, mungesën e parave dhe një investuesi misterioz të huaj që ofroi veten si shpëtimtar, mori certifikatat e pronësisë së klubit dhe më pas – pa dhënë asnjë qindarkë – u zhduk.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE