Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Cristiano Ronaldo shpeshherë është kritikuar për egoizmin e tij, por këto kritika i ka hedhur poshtë ish shoku i skuadrës së tij.
Ish mbrojtësi i Manchester United, Fabio da Silva ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për ndihmën që ia kishte dhënë ati dhe vëllait të tij, Rafael.
Dyshja braziliane ishte bashkuar me ‘djajtë e kuq’ në vitin 2008 ku kaluan gjashtë vite së bashku në klub.
“Disa njerëz ishin jashtëzakonisht të sjellshëm me ne, sikur Darren Fletcher” ka thënë braziliani për ‘ESPN’ transmeton lajmi.net.
“Dëgjoja se Cristiano Ronaldo është egoist, por ai non stop na këshilloi të dy mua dhe vëllanë, sikur jashtë fushës ashtu edhe në fushë” ka thënë tutje Fabio.
“Në debutimin kundër Tottenham, luajta krahas tij. Cristiano më tha të mos rrezikoj në gjysmën tonë, sepse mund të mos kthehet për ndihmë. Pastaj më tha:’Kur të kalosh në gjysmën tjetër, bëjë çfarë të duash;. Me sportin e tij, ndihesha shumë pozitiv” ka thënë ndër të tjerash ai.
Fabio da Silva aktualisht paraqitet në Ligue 1 të Francës, me skuadrën e Nantes. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE