Manchester Unitedi ka mposhtur Arsenalin 3 me 1 në Emirates Stadium për të kaluar në fazën e pestë të FA Cup dhe kjo është ndeshja e tetë me radhë që prej emërimit të Ole Gunnar Solskajer.
Unitedi në minutat 31 dhe 33 realizoi me Alexis Sanchez e Jesse Lingard pas dy kundërsulmeve të shpejta ndaj londinezëve që tentuan të riktheheshin në lojë me golin e realizuar në fund të pjesës së parë nga Pierre-Emeric Aubameyang.
Në pjesën e dytë Unitedi realizoi edhe një tjetër kundërsulm që pas gjuajtjes së Paul Pogbas, aty u gjend Anthony Martial që çoi në rrjet topin e pritur nga Peter Cech.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.