Janë 10 milionë euro që e mbajnë larg marrëveshjen mes Interit dhe Barcelonës për transferimin e Ivan Rakticit në Serinë A.
Pasi arriti të bindte Diego Godinin, që në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën Atleticos së Madridit, klubi zikaltër po bën të pamundurën për të afruar në Milano një mesfushor klasi, si Rakitic, çka do të thotë se ka rënë pista “Modric”.