Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors regjistruan fitoren e 10 radhazi këtë sezon, duke kryesuar me meritë renditjen në Konferencën e Perëndimit. “Viktima” e radhës për Warriors ishte Boston Celtics, që u dorëzua në shtëpi, duke pranuar humbjen me rezultatin 111-115.
Vlen të theksohet se në “TD Garden” të Bostonit, u zhvillua një sfidë mjaft e balancuar, të cilën Warriors e fituan jo pa vështirësi, falë edhe një loje mjaft të mirë të zhvilluar nga Kevin Durant, i cili regjistroi 33 pikë, 3 asiste dhe 9 rikuperime.
San Antonio Spurs u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 114-126 në transfertën ndaj New York Pelicans. Miqtë dominuan në të gjitha fraksionet e lojës, por veçanërisht në pjesën e tretë arritën të krijojnë edhe shkëputjen më të madhe.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Holiday i New York Pelicans me 29 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa për Spurs shkëlqeu Altridge me 28 pikë, 2 asiste dhe 12 rikuperime.
Mc Callum dhe Stephan Curri udhëhoqën drejt një tjetër suksesi skuadrën e Portland Trail Blazers, që mposhti me rezultatin 120-111 Atlanta Haëks.
Dy yjet e Blazers shënuan 50 pikë, 12 asiste dhe 15 rikuperime së bashku, duke bërë të pavlefshme performancën fantastike të basketbollistit të Atlantës, Young.
Serbi Jokiç dhuroi një tjetër performancë spektakolare, duke regjistruar 32 pikë, 10 asiste dhe 18 rikuperime, shifra këto që ndihmuan Denvet Nuggets të marrë fitoren me rezultatin 126-110 përballë skuadrës së Philadelphia 76ers. Në “Pepsi Center” të Denverit, Nuggets dominuan në çdo fraksion të lojës ,duke mos vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.
Sfida tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Memphis Grizzlies dhe Indiana Pacers, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin e ngushtë 106-103. Memphis dominoi në dy fraksionet e para, por gjysma e dytë e ndeshjes foli për Pacers, të cilët i shkuan shumë pranë barazimit të sfidës, ndonëse në fund u detyruan të pranojnë humbjen pas 3 sukseseve radhazi. /SS/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE