Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ashtu edhe siç u bë e ditur, VAR-i do të futet në Ligën Premier për herë të parë që nga sezoni 2019/2020, për ta lehtësuar edhe më shumë punën e gjyqtarëve.
Sidoqoftë, VAR-i nuk do të jetë i vetmi ndryshim në ligën e Anglisë. Bordi Ndërkombëtar i Futbollit në Angli (IFAB) ka bërë të ditur se në sezonin e ri do të ndryshohen disa rregulla. Liga Premier pritet që t’i ketë gjashtë rregulla të reja nga sezoni i ri, e të cilat do të hyjnë në fuqi që nga 1 qershori i këtij
Këto do të jenë gjashtë rregullat e reja që do të futen në Ligën Premier nga sezoni 2019/2020:
Ka pasur disa rishikime të lojës me dorë në një ndeshje në pjesën e sulmit të skuadrës kundërshtare, por që tani do të jetë më e qartë. Loja me dorë nëse është e paqëllimshme nga ana e lojtarit, nuk do të referohet për penallti, por do të jetë si një gjuajte e lirë për anën kundër
‘Muri i gjallë’ siç njihet në futboll, më nuk do të vlejë për skuadrën kundërshtare. Te muri do të vendosen vetëm lojtarët e njërës ekip dhe jo më të dyja ekipet. Kjo gjë do ta lehtësojë më shumë punën e portierëve, që nganjëherë nuk mund ta shohin topin nga lojtarët kundërshtarë.
Ky nuk është lajm i mirë për portierët. Ata nuk do të lejohen që të jenë jashtë vijës së portës apo edhe t’i prekin shtyllat e portës.
Për të mos e humbur shumë kohën e ndeshjes, lojtarët që janë në fushë, në momentin që numri i tij shfaqet për zëvendësim, do të largohet nga fusha nga vija më e afërt anësorë që është dhe jo të vije më në qendër të fushë që ta kompletojë zëvendësimin.
Trajnerët e skuadrave duhet të kenë më shumë kujdes para se të ndëshkohen me kartonë të verdhë apo të kuq. Ata do të dënohen në të njëjtën mënyrë si lojtarët, andaj mund të mbesin deri së paku në tri ndeshje jashtë drejtimit të skuadrës.
Rregulli e lëshimit të topit duket se tashmë i takon të kaluarës. Në sezonin e ri, një gjë e tillë më nuk do të përsëritet, pasi nëse një top është i diskutueshëm, atëherë do t’i kthehet skuadrës që e kishte herën e fundit në
(Kosova Sot Online)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE