Shkodran Mustafi do të luajë nga fillimi, ndërsa Granit Xhaka do ta nisë nga stoli, ndeshjen e fundit të Arsenalit ndaj Burnley në sezonin 2018/19 në Premierligë.
Arsenali kërkon ta mbyllë këtë fushatë me fitore pas një ecurie të tmerrshme në ligë, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Unai Emery e fitoi vetëm 1 pikë nga 12 të mundshme që nënkupton se i duhet ta mposhtë Chelsean në finale të Ligës së Evropës nëse dëshiron të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, fitorja ndaj Burnley do të jetë e dobishme për ta shmangur mundësinë për të luajtur në fazën preliminare në garën dytësore evropiane.
Të gjitha ndeshjet e Premierligës, javës së fundit, nisin në orën 16:00.