Kombëtarja e Kosovës po vazhdon rritjen e madhe dhe kjo dëshmohet në çdo ndeshje që po zhvillon.Kosova ka zhvilluar dy takime në muajin mars, me ç’rast ka arritur dy barazime, përcjell GazetaBlic.‘Dardanët’ kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Danimarkës në ndeshjen miqësore të zhvilluar me 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ si dhe ndaj Bullgarisë me rezultatin 1-1, katër ditë më vonë në të njëjtin lokacion.
Ndeshjet pa humbje kanë ndikuar që kombëtarja e Kosovës të vazhdojë ngritjen në ranklistën e FIFA-s.FIFA para pak çasteve ka publikuar listën e re, ku vërehet se Kosova ka arritur një ngritje prej tre vendeve dhe tani pozicionohet në vendin e 127’të – tre vende ,ë lartë se në herën e fundit.Ndërkohë që në periudhën ndërkombëtare ka pasur 150 lojëra në të gjithë globin, gjërat mbeten të ngushta në krye të renditjes botërore të FIFA, pasi tri vendet e parat mbetën të pandryshuara, me Belgjikën në vendin e parë, Francën në vendin e dytë dhe Brazilin si të tretin.
/GazetaBlic/