Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Rusia, Polonia dhe Kina janë opsionet që i kanë mbetur sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj për të vazhduar karrierën, pasi te Willem II janë të vendosur për ta shitur gjatë këtij muaji. Kështu kanë raportuar mediumet holandeze, përcjell sot Koha Ditore.

Avdijaj 22-vjeçar është në Gjermani, derisa te klubi holandez zyrtarisht kanë thënë se ai po rikuperohet nga lëndimi i gjurit. Por e vërteta është se trajneri Adrie Koster nuk e dëshiron Avdijajn në ekip, të cilin e suspendoi për shkak të thyerjes së rregullave të klubit.

Në fund të vitit të shkuar, Avdijaj pak para ndeshjes së rëndësishme me Emmenin, u largua nga hoteli pa lejen e trajnerit së bashku me dy lojtarë të tjerë.
Që nga ajo kohë, ai nuk ka luajtur te Willemi dhe ekipi po mundohet që deri në fund të këtij muaji ta largojë për të fituar ndonjë para.
Ai javën e shkuar ishte pranë kalimit te Luzerni, por transferimi i tij dështoi pasi skuadra zvicerane nuk pati mjete financiare të mjaftueshme.
Kështu që, Avdijaj karrierën gjatë këtij muaji mund ta vazhdojë në Rusi, Poloni apo edhe Kinë, në vende ku afati kalimtar i dimrit është ende i hapur. Në Rusi, afati kalimtar mbyllet më 22 shkurt derisa në Poloni dhe Kinë më 28 të këtij muaji….(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE