Me gjithë tiparet e tij të jashtëzakonshme për të shënuar gola dhe paraqitjet e tij në përgjithësi, Lionel Messi ka treguar se është njeriu kur bëhet fjalë për gjuajtjen e penalltive.
Argjentinasi shënoi një penallti dhe humbi një tjetër në fitoren e Barcelonës 1:0 ndaj Real Valladolidit në La Liga të shtunën.
Zhgënjimi nga pika e bardhë mbrëmë në Camp Nou nënkupton se pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka humbur 12 penallti nga 62 sa i ka gjuajtur gjatë karrierës së tij në La Liga.
Pra Messi e humb një penallti çdo pesë gjuajtje nga 12 metra.
Në përgjithësi, 31-vjeçari i ka humbur 20 penallti nga 86.
(Kosova Sot)