Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ish mesfushori i kombëtares së Italisë, Andrea Pirlo, ka dhënë disa komente rreth lojtarit të Barcelonës, Frenkie de Jong.
Pirlo ka vlerësuar lart holandezin e ri, duke thënë se shpeshherë loja e tij ja kujton vetveten italianit.
22 vjeçari ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ajax, duke fituar ligën holandeze, Kupën e Holandës, si dhe duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Për momentin, sipas meje, Frenki de Jong është më i miri” ka thënë Pirlo për ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.
“Ai ka teknikën, personalitetin dhe gjithçka për të luajtur në këtë pozicion” ka thënë tutje italiani.
“Është vizioni. Ai e di fushën dhe lëvizjet e lojtarëve të tjerë. Ai është lojtar i mirë” ishte përgjigja e Pirlos kur u pyet se çfarë i kujton vetën nga De Jong.
Frenkie de Jong do të mbroj ngjyrat e skuadrës së Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, pasi gjatë janarit kishte arritur marrëveshje me ta. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE