Juventusi të hënën zyrtarizoi blerjen e Aaron Ramseyt nga Arsenali, uellsiani nënshkroi kontratë katërvjeçare, por Zonjës së Vjetër do t’i bashkohet nga sezoni i ri.
Me transferimin e 28-vjeçarit është shprehur i lumtur edhe drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici.
“E kemi blerë, është një lojtar ndryshe nga tonët. Një që mesfusha jonë nuk e ka. Ka më shumë taktikë se mesfushorët tonë, vrapon shumë”.
Është njeriu i pasimit të fundit, e nuhat golin. Ramsey sipas meje është një lojtar që ende nuk e ka gjetur pozicionin”, ka thënë Paratici për GdS.
Ramsey në Ligën Premier është paraqitur në 256 ndeshje ku ka shënuar 38 gola.
Lojtari i është bashkuar Topçinjve në vitin 2008 nga Cardiff City për rreth pesë milionë euro.
Për atë ishin të interesuara edhe shumë skuadra, por ai preferoi kampionët aktual të Serie A. /Telegrafi/