Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Organizata e Futbollistëve Profesionist (PFA) në Angli ka shpallur listën me 6 lojtarët e nominuar për të fituar këtë çmim.Lista për të fituar këtë çmim kryesohet nga Virgil van Dijk i Liverpool dhe Raheem Sterling i Manchester City. Pjesë e këtij konkurrimi për fazën finale janë bërë edhe Sergio Aguero, Eden Hazard, Sadio Mane dhe Bernardo Silva.Ajo që bie në sy është mungesa e fituesin të një viti më parë të këtij çmimi, Mohamed Salah. Po ashtu, mungon edhe Son Heung-min i Tottenham.
PFA ka konfirmuar edhe gjashtë kandidatët final për këtë çmim, për të rinjtë në Premier League.Në listë është përfshirë 20-vjeçari i Bournemouth, David Brooks. Gjithashtu nuk mungojnë as Trent Alexander-Arnold i Liverpool dhe Marcus Rashford i Manchester United. Edhe në listën e të rinjve janë sërish emrat e dy yjeve të Manchester City: Bernardo Silva dhe Raheem Sterlin.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE