Të enjten nis seria finale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll
Të enjten me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit.
Rahoveci në gjysmëfinale triumfoi me seri 3:0 kundër Golden Eagle Yllit, kurse Prishtina me të njëjtin rezultat në seri e mposhti Bashkimin.
Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet e edicionit të rregullt, ndërsa e kishte mposhtur Rahovecin në finale të Kupës së Kosovës, garë në të cilën, po ashtu, nuk kishte disfata.
Kampion i Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.
Finalja e “Play-Offit” zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje.
Përparësinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.