Futbollisti 19-vjeçar Joseph Willock ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Blackpoolit, skuadrës së nivelit të tretë të futbollit anglez, në FA Cup – të shtunën në Bloomfield Road – derisa “Topçinjtë e siguruan kalimin në rrethin tjetër të kupës.
Unai Emery udhëtoi drejt Blackpoolit me një formacion plotësisht të ndryshuar, duke i lënë në shtëpi yjet e mëdha, përfshirë dyshen shqiptare Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, por sulmuesi i ri anglez doli në skenë dhe i siguroi Arsenalit kalimin në rundin tjetër.
Blackpool ishte në kërkim të fitores së parë ndaj vizitorëve nga Londra që prej vitit 1970, por dështoi sërish.
Willockut nuk iu desh shumë kohë për t’i treguar aftësitë e tij. Ai shënoi për 1-0 nga një top i kthyer në zonë pas supergoditjes së Aaron Ramsey nga gjuajtja e lirë në minutën e 11-të.
(Kosova Sot)