Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ditët e fundit, Biourou Jean Kean, babai i talentit të Juventusit, Kean, kishte dhënë disa deklarata ku fliste për fëmijërinë e të birit: nga skuadra e parë, idhulli i tij…, por jo vetëm. Mes të tjerash, kishte polemizuar edhe me Juven, duke e akuzuar klubin bardhezi se nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes.
“Mamaja e tij dëshironte ta dërgonte në Angli, ndërsa unë këmbëngula që ai të qëndronte në Itali, por në këmbim do të merrja dy traktorë. Shoqëria bardhezi më siguroi se kjo nuk ishte problem, por ende nuk më kanë dhënë gjë. Tani as më paguajnë biletat dhe nuk më presin.”
Marrëdhëniet mes djalit dhe të atit janë bërë problematike pas ndarjes së prindërve. E pikërisht kjo deklaratë e babait, e ka nervozuar shumë Moisen, që përgjigjen e jep në një postim në rrjetet sociale.
“Traktorë? Nuk e di se për çfarë po flet. Nëse jam bërë ky njeri që jam sot, është vetëm falë nënës sime dhe me këtë kam thënë gjithçka! Mos harroni kurrë se kush ju ka ushqyer kur e keni barkun plot!”

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE