Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Derisa Radu Albot u bë të dielën tenisti i parë nga Moldavia që fitoi një titull të ATP-së, në vendlindjen e tij në Lindje të Evropës po mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
Ndryshe nga katër vjet më parë, kur ishte në Francë për një turne të tenisit dhe kishte shpenzuar 200 dollarë për taksi për të shkuar në Ambasadën Moldave në mënyrë që të mundë të votonte, Albot tregoi se nuk mundi të bënte rrugën për të votuar edhe të dielën.
Kësaj radhe, ai ishte i zënë duke luajtur në finale të turneut “Delray Beach Open”, ku ndali britanikun Dan Evans, të cilin e mposhti me 2:1 në sete (3:6, 6:3 dhe 7:6), duke siguruar pagesën më të madhe në karrierë, 97.490 dollarë.
Albot 29-vjeçar është përfshirë në ATP Tour për më tepër se një dekadë, mirëpo vetëm tash ka nisur të marrë hov. Duke u futur në turneun “Delray Beach Open”, ai ishte në pozitën e 82-të në botë, shumë pranë pozitës më të mirë që ka qenë ndonjëherë – 81, të cilën e kishte mbajtur dy vjet më parë. Me fitoren ndaj Evansit, Albot është ngritur në pozitën e 52-të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE