Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Me 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet e futbollit kosovarë, Granit Xhaka dhe Milot Rashica për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një konference për media, ku njoftoi për të gjitha aktivitetet që do të mbahen në muajin qershor për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.Për gjitha këto, Ahmeti tha se pritët t’i kushtojnë komunës rreth 300 mijë euro.
“Përgjatë muajit qershor do të ketë në vete 20 aktivitete për 20 vite liri. Do të ketë për gjithë diçka interesante. Ndoshta ky është organizimi më i madh që e kemi bërë si komunë”, tha Ahmeti.I pari i kryeqytetit, i bëri të ditura gjitha aktivitetet që pritet të organizohen gjatë muajit qershor.“Prishtina feston që fillon me 1 qershor dita e fëmijëve me gara të ndryshme. Panairi i librit, për herë të parë komuna mbështet financiarisht dukshëm më shumë. Aktiviteti tjetër është festivali i valleve, maratona e Gërmisë dhe me 12 qershor organizohet koncerti i Gjurmëve”, tha ai
Ahmeti mes tjerash po ashtu njoftoi se me 15 qershor do të organizohet loja e futbollit mes yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE