Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka pritur në takim basketbollistet e Klubit Prishtina dhe futbollistet e Klubit Mitrovica bashkë me trajneret e tyre.Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e klubeve me nga 10 mijë euro nga ana e Ministrisë pas sukseseve të njëpasnjëshme të këtyre klubeve.“Sukseset e këtyre klubeve sigurisht që duhet mbështetur edhe financiarisht. Respektivisht klubi basketbollistik Prishtina në kategorinë e femrave gjatë vitit 2019 ka fituar Super Kupën, Kupën e Republikës së Kosovës dhe titullin Kampion, ndërkaq klubi futbollistik Mitrovica po ashtu në kategorinë e femrave ka fituar titullin Kampion dhe gjithashtu ka arritur të bëhet fituese e Kupës së Kosovës”, tha ministri Gashi.
Po ashtu, ministri tha se “nuk është e lehtë për të qenë kampion por e gjithë kjo fal punës dhe angazhimit të tuaj. Ministria e Sportit është e përkushtuar që në vazhdimësi të shpërblej Federata Sportive dhe sportistët për punën dhe angazhimin e tyre, duke pasur parasysh se sportistet tanë po arrijnë suksese në vend dhe jashtë vendit, dhe po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën me të mirë të mundshme”.Basketbollistet dhe Futbollistet kampione të Kosovës, ministri Gashi i përgëzoi për titujt e fituar dhe i inkurajoi që të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë fuqishëm në mënyrë që edhe në të ardhmen të sjellin rezultatet në garat vendore si dhe ato ndërkombëtare. Ndërkaq, trajneret e ekipeve fituese e falënderuan ministrin Gashi për punën, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po u jep ekipeve. Ato thanë se këto shpërblime nga ana e Ministrisë janë shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE