Manchester United dhe Chelsea duan ta përforcojnë fazën defanzive për sezonin e ri.
Manchester United dhe Chelsea janë duke tentuar ta transferojnë Alessio Romangolin nga Milani.
Kapiteni i rosonerëve ka disa sezone që po kalon nëpër një formë të lartë, andaj dy skuadrat nga Premierliga i duan shërbimet e tij, përcjell aljmi.net.
24-vjeçari është edhe në radarin e Juventusit, por që Milan refuzon ta shet lojtarin te rivali i tyre nga Serie A.
Chelsea dhe Manchester United janë të gatshëm që të paguajnë 70 milionë euro për t’i marr shërbimet e Romagnolit. /Lajmi.net/