Romelu Lukaku dhe Paul Pogba u përfshinë në një zënkë të vogël, pas fitores së Manchester Unitedit kundër Southamptonit, me rezultatin 3-2.
Keqkuptimi ndodhi për shkak të penalltisë që mesfushori francez e humbi në minutat shtesë të lojës.
Pogba, i cili i gjuan gjithmonë penalltitë për “Djajtë e kuq”, insistoi që ta bëjë këtë gjë edhe në atë ndeshje, edhe pse Lukaku kishte mundësinë për të shënuar “hat-trick”, transmeton KP.
Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, Lukaku ishte zemëruar me francezin, pasi besonte se ai e kishte ndihmuar Pogban gjatë kohës që trajner kishte qenë Jose Mourinho.
Për këtë arsye, ai mendonte se e meritonte që Pogba t’ia jepte mundësinë për ta gjuajtur penalltinë.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u detyrua të ndërhyjë mes dy lojtarëve për ta qetësuar gjendjen në dhomat e zhveshjes.