Me nga 31 pikë secili, Stephen Curry dhe Klay Thompson, dhe Kevin Durant me 27 të tjera, ishin më të dalluarit në fitoren e kampionit Golden State Warriors kundër Denver Nuggets, 142:111.
“Luftëtarët” regjistruan edhe rekord në NBA, pasi basketbollistët e këtij ekipi realizuan 51 pikë në çerekun e parë. Rekordi i mëparshëm me 50 pikë në 12-të minutëshin e parë mbahej nga pesë skuadra, derisa Phoenix Suns ishte i fundit që e arrinte një gjë të tillë më 10 nëntor 1990.
Në përgjithësi, Golden State ishte i saktë 60% nga gjuajtjet, e 53.8% nga vija për tri pikë. Warriors shënoi 10 herë nga kjo pozitë në periudhën e parë, dhe 21 herë nga 39 tentime nga distanca.
Për Nuggets, më i miri mbi parket ishte Malik Beasley me 22 pikë.
© KOHA