Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Një fillim të fuqishëm ka pasur Ylldren Ibrahimaj në elitën e futbollit të Norvegjisë. Në pesë ndeshjet e para ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime, ndërsa Vikingu i kthyer në elitë, ka tri fitore e dy humbje.
Ibrahimaj 23-vjeçar për herë të parë po luan në ligë elitare dhe mediat norvegjeze i kanë kushtuar hapësirë të madhe së fundi, për shkak të fillimit pozitiv. Në një prej shkrimeve të gjata për të, në gazetën “Agderposten”, Ibrahimaj ka thënë se nuk ka dilema se për cilën përfaqësuese do të luajë, nëse arrin të bëhet reprezentues një ditë.
“Kam lindur në Norvegji, por unë kam prejardhje nga Kosova. Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për të më dhënë jetë të mirë dhe unë dua të jap diçka në kthim për ta dhe për vendin”, ka thënë Ibrahimaj, për mediat norvegjeze. Kanë nisur edhe komentet në Norvegji se në përfaqësuesen e këtij vendi duhet të shqyrtojnë mundësinë që të ofrojnë Ylldrenin, mesfushorin që ka dëshirë të mbajë topin në këmbë.
Ibrahimaj herët është vlerësuar në Norvegji për potencialin që kishte. Por rrugën drejt ligës elitare nuk e kishte të lehtë. Ka nisur rreth shtatë vjet më parë në kategorinë e katërt të Norvegjisë. Më pas luajti disa vite në kategorinë e tretë e në dy vjetët e kaluar në kategorinë e dytë norvegjeze. Ka luajtur për ekipet, si Arendal e Mjondalen, ndërsa prej verës së vitit të kaluar është te Vikingu, me të cilin u promovua në elitë… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE