Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ditët startojnë thuajse në të njëjtën mënyrë për Simone Bilesin. Është për ironi që femra që ka ridefinuar artin e lëvizjes rrallë mund të shtrihet në shtrat pa pasur dhimbje diku.

“Ahh, ky trup!”, thotë ajo, duke endur dorën nga koka e deri te gishtat. “Fillon kur zgjohem nga gjumi. Menjëherë mund të them nëse është ftohtë apo jo, pasi eshtrat e mi dridhen. Unë bëj shaka me shoqërinë time shumë dhe u them se do të jem në karrocë të invalidëve kur të mbush 30 vjet. Trupi im ndihet sikur jam në të 30-at apo 40-at. Ndoshta edhe më e vjetër. Brenda po më bërtet dhe thërret”.
Biles qesh. Është krejt normale për të, por në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë normale për një 22-vjeçare, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
“Dhembja thjesht është diçka me të cilën jetoj dhe kjo është shumë e çuditshme për moshën time apo jo? Më duket e çuditshme kur nuk jam në dhembje. Kam menduar për këtë. Kam qenë shumë me fat me lëndimet, por ka pasur disa gjëra. Pulpin e kam këputur pjesërisht dy apo tri herë, kam thyer një bri në vitin 2016 dhe po gishti i madh i këmbës sime është thyer në pesë pjesë pas Lojërave Olimpike të fundit dhe nuk e kam ditur”, rrëfen amerikania.
“Është e çuditshme. E kam pasur me vite dhe njerëzit më thoshin se do të më bie plotësisht. Një ditë e bëra një rëntgen dhe më pyetën se sa gjatë është kaq keq. Unë e kisha për afro dy vjet. Dhe shpatulla ime, unë as që do të futesha në specifika për këtë. Them se nëse hedhesh në ajër gjithë kohën, nganjëherë graviteti të thotë jo”.
Dhe ajo më pas qesh sërish. Superylli amerikan i gjimnastikës ka ecur në aeroportin Heathrow të Londrës, të hënën pasdite, pa rënë në sy fare.
Ajo ka katër medalje të arta olimpike në gjimnastikë dhe një të bronztë, të gjitha të fituara në “Rio 2016” dhe ka 14 tituj të botës.
Fitoret e thella
Dallimi i saj me të dytën në disiplinën e përgjithshme në Botërorin e vitit të kaluar ishte më i madh se i vendit të dytë me të 12-in. Mirëpo, ajo nuk ishte aq e kënaqur me performancën e vet.
Për të ricekur, ajo është vetëm 22-vjeçare, ka pasur një jetë që ka përfshirë adoptimin nga gjyshërit në moshën gjashtëvjeçare, pasi nëna e saj ishte e varur nga alkooli dhe droga dhe po ashtu kishte përjetuar sulme seksuale nga mjeku i gjimnastikës amerikane, Larry Nassar, tashmë i burgosur.
© KOHA

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE