Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që 1 muaj për shkak të lëndimit.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka biseduar me Berishën rreth gjendjes së lëndimit.
26 vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë në bankë rezervë për ndeshjen e së dielës që Lazio e luan kundër Parmas, shkruan Indeksonline.
Ekipi italian do të vlerësoj këto ditë se a do të jetë në gjendje që Berisha të luaj dhe më pas stafi mjekësor do të vendos do të vendos se a është i lirë Berisha të grumbullohet me Kosovën. /Indeksonline/