Nëse largohet nga “Stamford Bridge”, sipas Jorginhos – “Eden Hazard do t’i mungojë shumë Chelseas”.
Eden Hazard vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Belgu, që të premten mbrëmë mora tri çmime në ceremoninë e më të mirëve të Chelseas për sezonin 2018/19 – lidhet me një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”.
Real Madridi është duke u interesuar për belgun dhe sipas Jorginhos, që verën e kaluar iu bashkua “Bluve të Londrës” nga Napoli – do të ishte humbje e madhe për Chelsean.
“Një lojtar si ai do t’i mungonte çdo ekipi në botë”, tha Jorginho. “Ai është fantastik. Ai dhuron shumë. Kështu që nëse largohet, do të na mungojë shumë”.
Për largimin e mundshëm të Hazardit, kanë folur tashmë edhe trajneri, Sarri e shoku i skuadrës, Willian.
Maurizio Sarri dyshon se arritja në top katërshe në Premierligë, kualifikimi në Champions League dhe një vend në finale të Europa League, do të ndihmojnë ta mbajnë Eden Hazardin në klub, teksa Willian shpreson që 28-vjeçari të qëndrojë në Chelsea, sepse sipas tij, së bashku me N’Golo Kanten “janë më të mirët”. /Gazeta Express/