Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Roma thuhet se kanë zgjedhur sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, si trashëgimtarin ideal për Edin Dzeko në verë, me italianin që do të jetë i lirë për 50 milionë euro.
Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, Giallorossët kanë vendosur pamjet e tyre në sulmuesin e njohur si ‘Il Gallo’ për sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, por forma e tij e fundit thotë se askush nuk është i përgatitur ta paguajë këtë shifër.
Milani ishte lidhur shumë me sulmuesin italian vitin e kaluar, por nuk mund të negociojnë me çmimin e kërkuar.
Belotti ka gjetur golin nëntë herë në 20 ndeshje për Torinon këtë sezon midis Serie A dhe Kupës së Italisë.
Dzeko mbush 33 vjet në mars dhe kontrata e tij me Romën skadon në qershor të vitit 2020 dhe drejtuesit e klubit e duan Belottin si trashëgimtar të tij.
Reprezentuesi i Bosnjës ka impresionuar në Ligën e Kampionëve me pesë gola në katër ndeshje, por në Serie A ka shënuar vetëm dy herë në 15 paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE