Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Skuadra që do ta fitojë titullin e kampionit sivjet në Kosovë do të shkojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, kurse fituesja e Kupës së Kosovës do të shkojë në kompetecionin e Ligës së Evropës.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka njoftuar klubet kosovare se edhe sivjet vetëm dy prej tyre do të mund të marrin pjesë në edicionin e ri të garave të UEFA-s, raporton Gazeta Express.
Skuadra që do ta fitojë titullin e kampionit sivjet në Kosovë do të shkojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, kurse fituesja e Kupës së Kosovës do të shkojë në kompetecionin e Ligës së Evropës, natyrisht nëse licencohet nga FFK-ja.
Nëse nuk i përmbush kushtet, atëherë e drejta do t’i jepet nënkampionit kosovar.
“Menaxheri i licencimit, Bajram Shala ka njoftuar klubet se edhe sivjet skuadra kampione do të marrë pjesë në raundin parakualifikues që zhvillohet me katër ekipe. Ai ka bërë të ditur se FFK-ja sivjet ka aplikuar që ta marrë organizimin e këtij raundi, në mënyrë që t’i krijojmë kushte sa më të mira klubit kampion që ta përfaqësojë Kosovën sa më mirë dhe ta ketë përkrahjen e tifozëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së të lëshuar pas një seminari të mbajtur me përfaqësues të klubeve rreth licencimit të tyre për gara evropiane.
Kryetari Agim Ademi shpreson që nga edicioni tjetër në Evropë të shkojnë më shumë klube kosovare.
“Pas rezultateve të mira që kemi pasur me ekipin kombëtar, ne kemi bërë kërkesë që kampionati ynë të vlerësohet dhe ngrihet në nivel më të lartë, pasi ne konsiderojmë se nuk jemi në nivel me disa shtete që i kanë ligat shumë më të dobëta. Pra, qëllimi ynë është që kampionati ynë të vlerësohet më lartë, në mënyrë që të rritet numri i ekipeve që do të jenë pjesë e garave evropiane. Por, për të arritur këtë duhet që të kemi rregullsi dhe cilësi të garave, pastaj infrastrukturë më të mirë dhe organizim të mirëfilltë të ndeshjeve”, ka theksuar presidenti Ademi./Gazeta Express

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE