Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bayern Munich nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për angazhimin e shefit të larguar të Arsenalit, Sven Mislintat.
Ish-skauti i Borussia Dortmundit ka qenë i lidhur me skuadrën bavareze, por duket se për momentin nuk do të bëhet ndonjë ofertë.
Pasi u konfirmua largimi i gjermanit nga londinezët muajin e kaluar, BILD shkruan sot se destinacioni i ardhshëm i zbuluesit të talentëve nuk do të jetë Rekordmeister.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është i lumtur dhe i kënaqur me punën e gjertanishme të Marco Neppes.
Kujtojmë se nga viti 2006 deri në vitin 2017, Mislintat ka punuar si një skaut për Borussia Dortmundin përpara se të transferohej në Arsenal.
Theksojmë se kampioni në fuqi i ligës elitare gjermane do të largojë disa prej futbollistëve dhe do të freskojë radhët e veta me lojtar të ri.
Ndryshe, Bayerni aktualisht është në pozitën e dytë të renditjes tabelore të Bundesligës, ku lider është Borrusia Dortmund. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE