Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Gonzalo Higuaini është duke tentuar të përshtatet me jetën në klubin e tij të ri, Chelsean, mirëpo kjo gjë nuk i ka ndaluar ish-bashkëlojtarët e tij që ta tallin në postimin e tij të fundit në Instagram.
Ylli argjentinas e publikoi një foto nga seanca stërvitore me Chelsean në llogarinë e tij në Instagram. Megjithatë, aty, Higuain u bë viktimë e talljeve të dyshes së Milanit, Susos dhe Jose Maurit, të cilët e ngacmuan për rrobat e tij, transmeton Gazeta Express.
Fotografia, në të cilën shihej Higuaini duke i bërë disa stërvitje në rrobat e tij me logon e Chelseat, u komentua nga Suso dhe Maurit, të cilët sugjeruan, me shaka, se klubi i ri nuk po ia ofronte masat adekuate të rrobave argjentinasit.
“Ata mund të të japin ty edhe pantallona më të gjerë”, i komentoi Suso.
“Jo, ata i shpenzuan të gjithë paratë për të të blerë, kështu që nuk kanë më rroba në masën XXL”, komentoi Mauri.
“Të kaltrit” e kompletuan transferimin e argjentinasit, i cili kishte qenë i huazuar nga Juventusi në Milan për këtë sezon. Higuaini është i zëvendësuar në Chelsea deri në fund të sezonit dhe pastaj anglezët e kanë mundësinë për ta blerë, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari nuk u regjistrua në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, të cilën skuadra e Maurizio Sarrit arriti ta fitojë përmes penalltive, me rezultat 4-2, duke e zënë kështu një vend në finale të Carabao Cup.
Por, Higuaini është në dispozicion të Chelseat për ndeshjen e së dielës kundër Sheffield Wednesday, e cila do të zhvillohet në kuadër të FA Cup. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE