Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Legjenda e futbollit brazilian dhe Barcelonës, Rivaldo, beson se klubi katalonas duhet ta kthejë Neymarin në skuadër për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve sërish. Për më tepër, Rivaldo beson se Neymari do ta fitojë titullin e Kupës së Amerikës me Brazilin lehtësisht.
Neymari është duke u përgatitur me ekipin kombëtar të Brazilit para miqësoreve kundër Katarit dhe Hondurasit dhe ndeshjeve të Grupit A kundër Bolivisë, Venezuelës dhe Perusë, transmeton Gazeta Express.
Yllit të Paris Saint-Germainit iu mor shiriti i kapitenit të Brazilit këtë javë nga trajneri Tite, dhe iu dha bashkëlojtarit të tij në PSG-, Dani Alvesit.
Neymari kaloi në PSG nga Barcelona verën e vitit 2018 për një shumë rekorde, 222 milionë euro. Që nga atëherë, ai i ka fituar dy tituj të Ligue 1 dhe një titull të Kupës së Francës, mirëpo tani po spekulohet për mundësinë e largimit të tij nga gjiganti francez.
“Ai është, sipas mendimit të përulur, futbollisti që i mungon Barcelonës për t’u shpallur kampione në Ligën e Kampionëve. Ai ka personalitet dhe shumë cilësi për ta fituar sërish dashurinë e tifozëve të Barcelonë dhe për të qenë më i miri në botë”, ka thënë Rivaldo.
Neymari shpreson se do të arrijë t’i ndihmojë Brazilit ta fitojë trofeun e Kupës së Amerikës këtë vit, për herë të parë që nga viti 2007. Rivaldo beson se 27-vjeçari do ta arrijë pikërisht këtë gjë.
“Mendoj se Brazili do ta fitojë Kupën e Amerikës me lehtësi. Nuk e shoh asnjë Kombëtare që mund ta mposhtë Brazilin, veçanërisht tani që është kthyer Neymari, i cili, për mua, do të jetë lojtari më i mirë i kësaj gare”, shtoi Rivaldo. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE