Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Santiago Solari është i lumtur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Barcelonës, por i vetëdijshëm se gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit në fund të këtij muaji.
Real Madridi u largua nga Camp Nou me rezultat pozitiv, pasi barazoi 1-1 me Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën, raporton Gazeta Express.
Trajneri i madrilenëve Santiago Solari tha pas ndeshjes se skuadra e tij pati raste të shënonte më shumë gola, dhe se kjo ndeshje tregon se lojtarët e tij po punojnë seriozisht.
“Ne gjithmonë duam të fitojmë dhe mendoj se kemi pasur raste për të shënuar edhe golin e dytë. Jemi të lumtur me atë që kemi bërë, kjo ndeshje është konfirmim se lojtarët janë duke punuar shumë seriozisht”, tha Solari.
Ai, megjithatë, është i vetëdijshëm se gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit më 27 shkurt në Santiago Bernabeu, kur skuadra e tij do ta ketë përparësinë e golit si mysafir dhe terrenit vendas.
“Rezultati është i hapur, në ndeshje të këtij lloji mund të ndodhin shumë gjëra. Sot ne treguam se jemi një grup lojtarësh që punojnë shumë seriozisht”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE