Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bota e futbolli është duke ndryshuar nga viti në vit.
Klubet më të mëdha botërore, sidomos ato evropiane, janë duke investuar shuma të majme në skuadrat e tyre.
Skuadrat evropiane jo vetëm që po bëjnë investime në infrastrukturë, por ato kanë filluar të bëjnë shpenzime të majme edhe në pagat e majme të lojtarëve, pasi për transferimet e tyre tashmë është bërë e ditur, transmeton lajmi.net.
Është për tu befasuar se si fituesi i Topit të Artë në sezonin e kaluar, Luka Modric, nuk është pjesë e listës së 20 lojtarëve me të ardhurat më të mëdha nga futbolli.
Goal.com ka publikuar listën e 20 lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, duke duke përfshirë pagën, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat:

20 – Sergio Ramos: 23 milionë euro në sezon,
19 – Paul Pogba: 23.3 milionë,
18 – Hulk (Shangahi SIP): 23.4 milionë,
17 – Kevin de Bruyne: 23.5 milionë euro,
16 – Sergio Aguero: 24.3 milionë,
15 – Oscar (Shangahi SIPG): 24.3 milionë,
14 – Kylian Mbappe: 25 milionë,
13 – Mesut Ozil: 25.8 milionë euro,
12 – Toni Kroos: 26.3 milionë,
11 – Gerard Pique: 27 milionë,
10 – Luis Suarez: 28 milionë,
9 – Ezequile Lavezzi (Hebei China Fortune): 28.3 milionë,
8 – Philippe Coutinho: 30 milionë,
7 – Alexis Sanchez: 30.7 milionë,
6 – Andre Iniesta (Vissle Kobe): 33 milionë,
5 – Gareth Bale: 40.2 milionë euro,
4 – Antoine Griezmann: 44 milionë,
3 – Neymar: 91.5 milionë,
2 – Cristiano Ronaldo 113 milionë dhe
1 – Leo Messi: 130 milionë euro për sezon. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE