Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Maxi Lopez ka pranuar se Mauro Icardi meriton një agjent më të mirë se Wanda Nara.
Wanda, ka qenë e martuar me Maxi Lopez, dhe nga martesa e tyre kanë tre fëmijë. Ata u divorcuan mes akuzave se ajo kishte krijuar një lidhje me Mauro Icardin, me të cilin edhe jeton sot.

“Unë shpresoj që Argjentina gjithmonë të fitojë”, ka deklaruar Lopez, përcjell ‘lajmi.net’.
“Nëse ai (Icardi) luan unë do ta mbështesë ekipin kombëtar. Nuk më intereson se kush është sulmuesi i tyre, por Wanda është shumë e zhurmshme për Italinë”.
“Drejtuesit italianë janë më të vështirë për t’u përballur me ato argjentinase. Italia është një çështje tjetër”.
“Unë mendoj se ajo që po ndodh është se drejtuesit e Interit janë ngopur me atë mënyrën e të të bërit të gjërave, dhe Icardi nuk po luan në të njëjtin nivel si në të kaluarën”.
“Agjentët e mirë e bëjnë dallimin sepse dinë t’i lexojnë këto momente. Ata e dinë se kur duhet të shtypin, kur duhet të flasin, kur duhet të heshtin”.
“Unë besoj se një lojtar i cilësive të tij duhet të përfaqësohet nga një person që i përshtatet cilësive të tij”./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE