“Real Madrid është një ëndërr për çdo lojtar. Është një nga klubet më të mëdha në botë”, këto ishin fjalët e Paul Pogba ditën e mërkurë, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv.Megjithatë mesfushori i Manchester United u kujdes që të vërë sërish balancat me një deklaratë “dashurie”, këtë radhë për Barcelonën, që i ka kundërshtarë në Ligën e Kampionëve.“Është ekipi më i mirë në botë, një ekip që është bukur ta shohësh teksa luan sepse janë gjithmonë të paparashikueshëm, ka lojtarë të mrekullueshëm, është një lojtar i jashtëzakonshëm si Messi që qëndron mbi të gjithë”, tha ylli i United.
Pogba shtoi se do të jetë speciale ndeshja kundër Barcelonës, edhe për faktin se i kanë eliminuar dhe është një mundësi për të shijuar një ndeshje të madhe.