Sot është hedhur shorti për përballjet parakulifikuese të Ligës së Kampionëve, e që në këtë edicioni do të marrë pjesë Feronikeli që do të përballet me Lincoln Red Imps.
Skuadra nga Drenasi u shpall kampion i Ipko Superligës së Kosovës në sezonin që lamë pas, ndërsa në sezonin e ri do të garojë për një kualifikim historik në garën më të madhe për klube në Evropë.
Feronikeli në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve do të ketë punë me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Skuadra nga Drenasi ka reaguar në lidhje me shorit për parakualifikimet në garën më të madhe për klube në Evropë, duke njoftuar se ata do të përballen me skuadrën nga Gjibraltari.