Lucas Podolski ka gjetur golin e parë për këtë sezon me skuadrën e Vissel Kobe në Japoni, epik është edhe mënyra e festimit të tij. Si duket lojtari është përshtatur më së miri me kulturën aziatike dhe tashmë sillet si një sumo pas golit të shënuar. Ka qenë një insistim i Andres Iniesta që i dha mundësinë gjermanit për të shënuar.
Goli i sulmuesit veteran nuk mjaftoi pasi skuadra e Shimizu barazoi dy minuta para fundit. Kobe renditet në vend të gjashtë në këtë kampionat me 7 pikë, 2 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.
Kjo është java e katërt e kampionatit japonez dhe Podolski shënoi golin e parë, pasi para tij pati shënuar në dy ndeshje David Villa.



















