Futbollisti i Manchester United-it, Juan Mata, ka thënë se ata janë gati që të përballen me Barcelonën dhe Lionel Messin, duke shtuar se ata i respektojnë katalunasit mirëpo nuk i’u frikësohen.Djajtë e Kuq dhe kampioni i Spanjës e luajnë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve nesër në “Old Trafford”.“Ne jemi Manchester United dhe po përfaqësojmë njërin prej klubeve më të mëdha në botë”, ka thënë Mata për Daily Star.
“Frika nuk është fjala. Respekti është fjala”.“Gjithashtu kemi besim në veten dhe e dimë që nëse kemi një ditë të mirë, mund të fitojmë”.“Kjo rri në mendjen tonë dhe do të provojmë që t’ia dalim mirë dhe të luiftojmë për klubin dhe fansat tonë”.