Kthimi në ekipin kombëtar të Spanjës i njërit prej anëtarëve të “gardës së vjetër”, që arriti suksesin e madh në Botërorin e Afrikës së Jugut, ka qenë më i komentuari në listën e fundit të Luis Enrique. Jesus Navas ka folur për “Radio Marca”, para ndeshjeve kundër Norvegjisë dhe Maltës:
“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam në kombëtare. Si lojtar më pëlqen të jap gjithçka. Kam punuar me përulësi dhe besim.
Falënderoj trajnerin Luis Enrique për besimin, shpresoj t’ia shpërblej me kombëtaren. Unë mendoj se më të aftët duhet të jenë këtu. Sergio Ramos? Ai është një lider, di se si të ngrihet në çdo situatë. Te Real Madridi është pothuajse gjithçka, është gjithmonë afër shokëve të tij”