Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar për gjendjen e Mohamed Salah.
Tekniku gjerman ka konfirmuar se Salah nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, e cila luhet nesër.
Ylli egjiptian pësoi një tronditje në kokë pas përplasjes me portierin e Newcastle, Martin Dubravka në pjesën e dytë të ndeshjes, e cila u fitua në mënyrë dramatike nga ‘Të Kuqtë’ 2-3.
Salah qëndroi në fushë për disa momente, përpara se të zëvendësohej me heroin Divock Origin, që shënoi golin e fitores, transmeton lajmi.net.
Por Klopp ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme: ‘’Salah nuk mund të luajë nesër. Ai po shkon mirë me punën e rikuperimit, por nuk luan nesër’’.
Liverpool pësoi humbje në ndeshjen e parë 3-0, ndërsa tashmë në ‘Anfield’ ka pak shpresa se do ketë ndryshim në rezultat, pasi edhe Roberto Firmino do të jetë në listën e mungesave. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE