Callum Hudson-Odoi ka refuzuar kontratën e re të Chelsea për 85 mijë funte në javë
Bayern Munich ka bërë katër oferta për sulmuesin e krahut, 18 vjeçar, kurse e fundit ka qenë 35 milionë funte.
Kontrata e tij me Chelsea skadon pas 18 muajve dhe ai nuk dëshiron që të nënshkruaj kontratë të re.
Hudson-Odoi ka pasur 14 paraqitje për skuadrën e parë këtë sezon në Premier ligë, derisa luajti nga minuta e 80-të në derbin kundër Arsenalit të shtunën. /GazetaExpress/