Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Golden State Warriors iu përgjigjën menjëherë Denver Nuggets (fituan një ditë më parë në parketin e Bostonit), duke triumfuar 117-107 ndaj Minnesota Timberwolves.

I papërmbajtshëm në këtë takim Stephen Curry, që realizoi në total 36 pikë, duke qenë i saktë në 8 nga 14 tentativat për tre. U mundua me të gjithë mënyrat të udhëhiqte T’Wolves drejt suksesit Karl-Anthony Towns, por 26 pikët dhe 21 “rebound” e të tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Duke qëndruar në Konferencën e Perëndimit, konfirmohen në vendin e tretë Houston Rockets, që iu imponuan 105-121 Atlanta Hawks. I afrohet shumë “triple-double” James Harden, që e mbylli takimin me 31 pikë, 10 asiste dhe 8 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Clint Capela u shfaq gjithashtu vendimtar me 26 pikë dhe 11 “rebound”. Harden shkruan historinë e NBA-së, pasi bëhet basktbollisti i parë që shënon mbi 30 pikë ndaj të gjitha ekipeve rivale (29) brenda një sezoni.
Në Lindje Milwaukee Bucks u rikthyen te fitorja, pavarësisht mungesës së Giannis Antetokounmpo për një problem në kavilje. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt mposhti 115-101 Los Angeles Lakers, që gjithashtu nuk kishin në përbërje LeBron James për arsye dëmtimi. Ne radhët e Bucks realizoi “double-double” Middleton: 30 pikë e 10 “rebound”, ndërsa për Lakers më i miri rezultoi Kentavious Caldwell-Pope, që e mbylli përballjen me plot 35 pikë.
I papërmbajtshëm D’Angelo Russell në fitoren 121-123 të Brooklyn në shtëpinë e Sacramento Kings, duke shënuar 22 pikë dhe dhënë 12 asiste. Një përmbysje e çmendur e Nets (me e mira në historinë e skuadrës), që nga disavantazhi 103-78 shënuan një rezultat të pjesësh 18-45 në periodën e fundit, për triumfuar në fund me 2 pikë diferencë falë koshit të Rondae Hollis-Jefferson në sekondën e fundit.
Në dy takimet e tjera Charlotte Hornets u mposhtën nga Philadelphia 76ers 114-118, falë 28 pikëve të Ben Simmons dhe thuajse “triple-double” i JJ Redick (27 pikë, 8 asiste dhe 10 “rebound”), ndërsa në fitoren 115-109 të Los Angeles Clippers ndaj Indiana Pacers spikati italiani Danilo Gallinari me 24 pikë.

Rezultatet:
Charlotte Hornets – Philadelphia 76ers 114-118
Atlanta Hawks – Houston Rockets 105-121
Milwaukee Bucks – Los Angeles Lakers 115-101
Minnesota Timberwolves – Golden State Warriors 107-117
Sacramento Kings – Brooklyn Nets 121-123
Los Angeles Clippers – Indiana Pacers 115-109

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE