Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Juventusi mund ta vendosë një rekord të ri në Serie A, duke e siguruar sot titullin plot shtatë javë para përfundimit të kampionatit.

Juve e mposhti 2:1 Milanin të shtunën mbrëma, prandaj nëse Napoli humb sot pasdite ndaj Genoas, atëherë bardhezinjtë do të shpallet kampion të Italisë edhe matematikisht, transmeton Gazeta Express.
Kjo për shkak se Juventusi ka përparësi në ndeshjet e drejtpërdrejta me Napolin këtë sezon. Napoli nuk do të mundë ta kapë kampionin në fuqi edhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Juve i humb të gjitha takimet.
Ky do të jetë titulli e tetë më radhë për Juven, që po ashtu është rekord në vete jo vetëm në Itali, por në top pesë ligat evropiane. Lyon është skuadra e vetme që ka a rritur më së shumti tituj radhazi në ligë, plot shtatë në Ligë 1, deri tani.
Kurrë më parë në histori të Serie A kampioni nuk është vendosur shtatë javë para fundit.
Rekordi është pesë ndeshje para fundit, që u vendos nga Torino në sezonin 1947-48, Fiorentina 1955-56, Interi më 2006-07. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE