Fabio Capello ka anashkaluar Cristiano Ronaldon duke deklaruar se bota e futbollit njeh Messin, Maradonën dhe Pelen. “Në historinë e futbollit vetëm 3 kanë qenë gjenitë, Pele, Maradona dhe Mesi.Ky është vetëm mendimi im”, ka sqaruar italiani, duke anashkaluar Ronaldon. “Maradona dhe Mesi jo vetëm i mendonin gjërat gjeniale, por edhe i zbatonin në fushë.
Bashkë me Pelen ishin dhe janë impresionuest” shton më tej Capelo. Deklarata e 72-vjeçarit ka shkaktuar mjaft reagime, sepse ai nuk ka përmendur Ronaldon. Një tjetër arsye për të ndezur debatin Messi-Ronaldo.