Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Presidenti, Massimo Cellino zbulon se Roma dhe Liverpool e kanë pyetur atë për yllin e Italisë – Sandro Tonali.Sky Sports beson se skuadra e Romës është favorit për ta transferuar atë në merkatot e ardhshme për një shifër prej 28 milionë eurove, shkruan GazetaBlic.Liverpool gjithashtu ka shprehur interesim për të – mirëpo ai nuk dëshiron largimin nga Italia.
“Po, Roma më kanë pyetur për Tonalin,” tha ish-pronari i Cagliarit dhe Leeds United për Corriere dello Sport.“Unë kam folur për të disa herë, por unë dua ta mbaj djalin sa më gjatë që të jetë e mundur. Nuk e di, ai është 18 vjeçar. Por Liverpool gjithashtu më ka kontaktuar pak kohë më parë”, përfundoi ai./GazetaBlic/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE