Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Trajneri i Cardiffit, Neil Warnock ka folur për mënyrën se si arriti të bindë Emiliano Sala për të lënë Nantes për Bluebirds.
Kërkimi për Salan dhe pilotin, David Ibbotson po vazhdon këtë javë falë një fondi privat.
Warnock e shihte Sala si lojtar i cili mund të shënonte golat për t’i mbajtur ata në Ligën Premier.
Shefi i Cardiff kishte fluturuar në Francë për ta parë disa herë, e kishte ndjekur atë për dy muaj dhe besonte, më në fund, se sulmuesi argjentinas do t’i përshtatej formacionit të klubit anglez.
“I thashë atij se është një futbollist i çuditshëm”, tha Warnock dhe shtoi ‘Thashë se për këtë arsye duhet të jetë pjesë e jona, jo vetëm për veshjet e tij, por për gjithçka. Jepte maksimumin sa herë që luante’.
“Ai nuk luajti gjithmonë mirë, por shënoi disa gola të mëdha dhe mendoj se ishte vetëm duke pritur me padurim sfidën e ardhjes këtu”. “Ai erdhi për të na vizituar, ai erdhi në terrenin e stërvitjes para testeve mjekësore që duhet t’i kryente të premten. Erdhi tek unë për disa minuta dhe i thashë atij, duke parë pajisjet e veshura me të, thashë se do të përshtatesh shumë mirë me ekipin tim”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE